Site icon Telegrafi

Njoftim diplomatik për aktivitetet E MARRI

Në Ministrinë  e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet njoftimi tradicional diplomatik për aktivitetet e iniciativës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI, transmeton Telegrafi Maqedoni,

Qëllimi i këtij njoftimi diplomatik është prezantimi i aktiviteteve të realizuar, si dhe prezantimi i planeve për zhvillim të Iniciativës. Siç thuhet në njoftimin e MPB, është paraparë, të marrin pjesë përfaqësues të korit diplomatik, organizatave ndërkombëtare të pranishme në Republikën e Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga institucionet të cilat kanë kompetenca në sferën e migrimeve.

Pritet që në këtë ngjarje të pranishmëve tu drejtohen ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe ambasadorja Tamara Mugosha, drejtore e Qendrës rajonale MARRI./Telegrafi/

Exit mobile version