Ministria e Kulturë tani më do të ketë edhe zëvendës ministër që vjen nga rrethi i aktorëve që kanë punuar me vite nëpër teatro të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për Vlladimir Lazovski. Lazovski ka qenë i punësuar në Teatrin e kukullave në Shkup ku edhe ka luajtur mbi 50 role.
Lazovski është parë nëpër konferencat për shtyp të LSDM-së për publikimin e materialeve të përgjuara që njihen si ”bomba” kundrejt pushtetit. /Telegrafi/