Edhe pse deri më sot Bugatti Chiron ka mbajtur epitetin e veturës më shtrenjtë që ndonjëherë është prodhuar, këtë titull ia ka rrëmbyer vetura e re e Rolls-Royce e quajtur Sweptail.
Gjatë vikendit të kaluar Rolls-Royce ka prezantuar modelin e ri Sweptail, që kushton hiq më pak se 13 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.
Edhe pse ende nuk janë bërë publike detajet teknike të kësaj super veture, Sweptail besohet se do të jetë i bazuar në gjeneratën aktuale të platformës së Phantom, që do të thotë se do të ketë një motor tejet të fuqishëm me 6.7 litra V12.
Epitetin e veturës më shpejtë e ka fituar falë fuqisë së madhe motorike, teknologjisë më të avancuar që e posedon si edhe luksit që gjendet në të gjitha anët.
Sa i përket zërimit, ka altoparlantë që e bëjnë shoferin të ndihet thuajse është në ndonjë koncert live, ndërsa karriget janë të punuar nga lëkura, por nuk mungojnë as ekranet e ndjeshëm në prekje. /Telegrafi/