Shenki Maslani, 30 vjeç, banues në Maqedoni, thotë se ka shpenzuar shtatë vitet e fundit duke vënë në shtëpi, makina dhe rroba, me kokën e famshme të meduzës, e cila është simboli i Versaces, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam qenë i fiksuar pas Versace që në vitin 2009. Fillova të blija rroba nga Versace dhe e bëra çdo send në shtëpinë time me Versace, duke filluar nga banja e deri tek çarçafët. I vura shenjën e saj, makinës sime, pishinës, shtëpisë, madje dhe pllakave të kuzhinës. Tek bizhuteritë e mia, tapetët dhe perdet, gjithçka. Madje dhe pjatat nga të cilat haj kanë shenjën e Versaces sipër. Jeta ime është Versace”, tha ai për mediat.
Ai ka në plan të ndryshojë mbiemrin e tij në Versace dhe të hapë një kafene në Shkup po me atë emër.
“Mendoj se kafeneja do jetë shumë tërheqëse për klientelën dhe kam në plan të ftoj legjendaren Donatella Versace, për të bërë inagurimin”, u shpreh ai.
Ky rast ka tërhequr vëmendjen edhe të tabloidi britanik “The Sun”, që i ka dedikuar një artikull. Shenki Maslani, është 30-vjeç dhe jeton në Maqedoni, respektivisht është nga fshati Haraçinë./Telegrafi/