Site icon Telegrafi

Njihuni me vendbanimin më të populluar në botë – aty nuk ka televizorë dhe e gjithë jeta i kushtohet lutjeve (Foto)

Ky vendbanim piktoresk, që njihet me emrin Instituti Budist Larung Gar, kishte filluar të zhvillohet në vitet 80-ta të shekullit të kaluar, në lartësinë mbi detin prej rreth 3.800 metrash.

Mes kodrave jeshile të luginës Larung Gar, në provincën Sichuan të Kinës, gjendet kolonia më e madhe e budistëve në botë, respektivisht, vendbanimi më i dendur i këtij lloji në botë, ku jetojnë 40,000 murgj.

Besimtarët ballafaqohen me kushte ekstreme të motit por, me kalimin e kohës ata adaptohen në një ambient të tillë.

Në këtë kampus budistësh, shtëpitë e kuqe, në formë kasollash, janë ndërtuar fare pranë njëra tjetrës, ndërsa murgeshat dhe murgjit janë të ndarë sipas moshës dhe gjinisë.

Në këtë vend nuk ka aparate televizive dhe e gjithë jeta i kushtohet lutjeve, besimit dhe mësimit të budizmit. /bw/

Exit mobile version