Një vajzë e cila nuk dëshiron të zbuloj emrin e saj të vërtetë, vazhdimisht publikon video të ndryshme nga hulumtimet e saj në zonën e Çernobilit. Ajo mat nivelin e rrezatimit, për t’i treguar botës se ky vend në të vërtetë nuk është i rrezikshëm për të jetuar.
Pas shpërthimit të reaktorit bërthamor në Çernobil në vitin 1986, pak kush ka pasur guximin ta vizitojë këtë zonë, por edhe nëse marrin rrugë për atje qëndrojnë shumë pak, transmeton Telegrafi.
Por, një vajzë e cila në YouTube prezantohet si “bionerd23”, në zonën e prekur nga rrezatimi shpesh herë kalon orë të tëra, duke u munduar të bind botën se zona që konsiderohet si shumë e rrezikshme në fakt nuk është ashtu.
Ajo madje ka filmuar veten duke ngrënë molla të prekura nga rrezatimi. Për të asgjë nuk është e rrezikshme apo e prekur nga rrezatimi. Më dorëza mbledh copëza të reaktorit bërthamor në zonën e Çernobilit. /Telegrafi/