Telegrafi

Njihuni me ultrasit që çuan në këmbë policinë e Maqedonisë (Foto/Video)

Sot në mëngjes në afërsi të Kumanovës policia ka arrestuar një grup tifozësh nga Bullgari që kanë kaluar nëpër Maqedoni dhe kanë shkaktuar ”Prishjes të Rendit dhe Qetësisë Publike”.

Policia e Kumanovës ka shënjestruar disa huliganë që kanë vizatuar murret rreth autostradës Kriva Pallankë-Kumanovë me mesazhe ofenduese për Maqedoninë dhe qytetarët e vendit.

Por kush janë tifozët që u arrestuan për disa orë në Kumanovë?

Bëhet fjalë për tifo grupin Napoletani Ultras Plovdiv të ekipit Llokomotiv Pllovdiv Bullgaria.

Napoletani Ultras Plovdiv gjatë rrugës për në Shqipëri

Të njejtët njihen nëpër botë edhe si tifozët më të zjarrtë në Bullgari, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Napoletani Ultras Plovdiv kalonin nëpër Maqedoni për të shkuar Tiranë ku i pret Partizani i ligës së parë profesionale në Shqipëri. Napoletani Ultras Plovdiv do të mbështesin ekipin Botev Plovdiv. /Telegrafi/