Telegrafi

Njihuni me të riun që e shpëtoi botën nga virusi i ri kompjuterik, dhe që po përgatitet të parandalojë sulmin e ri të hakerëve (Foto)

Marcus Hutchins është njeriu kryesor që ka parandaluar përhapjen e virusit WannaCry, të cilit kishte arritur t’ia gjej “ndërprerësin për fikje”, kurse tani është duke punuar në parandalimin e valës së dytë të sulmit të këtij programi që është shpërndarë në mbi 200 mijë kompjuterë.

Ky i ri është vetëm 22-vjeç, kurse tani është duke bashkëpunuar me Qendrën Nacionale për Siguri Kibernetike të SHBA-ve, në mënyrë që të parandalojnë qëllimin e keq të këtij softueri, transmeton Telegrafi.

Besohet se ka parandaluar sulmin nga dhoma e gjumit në shtëpinë e prindërve të tij. Mbrëmë është shfaqur një fotografi e “shtabit” të tij ku nuk mungojnë shumë pajisje të Teknologjisë Informative, shumicën prej të cilave i ka ndërtuar vetë.

Kurtis Barron, themelues i kompanisë për siguri të informacioneve “Fidus”, që kishte udhëtuar me Hatchinsin në Las Vegas gjatë vitit të kaluar në një tubim të hakerëve më të mëdhenj në botë, ka deklaruar se miku i tij e kishte bërë punën e tij kur parandaloi sulmin. /Telegrafi/