Rallë dikush e ka besuar se dikush brenda OBRM-PDUKM-së do të ngrihej dikush brenda partisë për të kërkuar reforma. Kjo ndodhi sot kur në emër të një grupe zyrtarësh të kësaj partie, Aleaksandar Mihajlovski ka kërkuar sot reforma që do të fillonin me ndryshime statutare.
Por kush janë kryesorët që kërkojnë reforma në partinë më të pasur në Evropë?
Aleksandar Mihajllovski- nga avokat i OBRM-PDUKM-së në reformist brenda partisë
është anëtar i partisë që nga viti 1996. Ka diplomuar për Juridik në Shkup. Ka qenë kryetar në disa komisione brenda partiake. Ka qenë anëtar në Kryesinë dhe Kuvendin qendror të partisë. Nga viti 2002 ka punuar në kabinetin e ministrit të MPB-së si këshilltar për marrëdhënie me publikun. Deri në vitin 2011 ka qenë avokat i partisë. Për zgjedhjet e fundit ka qenë në KSHZ si përfaqësues.
Petar Bogojeski- Zbatues i projekteve për sport për OBRM-PDUKM-në
Ka qenë anëtar i OBRM-PDUKM-së që nga viti 1995. Ka qenë kryetar dhe themelues i degës së partisë në Krusheve. është doktor shkencash për shkenca politike, të kryer në Bullgari. Ka diplomuar për histori dhe drejtësi. Ka magjistruar për menaxhment politik. Punon si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Nga viti 2008 e këndej ka bërë projekte për salla, stabiume dhe objektet tjera sporti.
Kostadin Bogdanov- mbrojtës i Maqedonisë në Strasburg
Për gjashtë vite ka mbrojtur Maqedoninë në Gjykatën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, Francë.
Karrierën e ka filluar në kabinetin e ish-kryetarit të shtetit, Boris Trajkovski. Ka qenë i angazhuar në disa komisione parlamentare si ekspert i jashtëm për të përgatitur ligje të cilat janë në lidhjen më të drejtën ndërkombëtare dhe veprat penale. /Telegrafi/