Ky jaht është projektuar për të udhëtuar për një muaj, pa pasur nevojë për të ndaluar në tokë.
Bëhet fjalë për jahtin Kilkea i cili siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, do të jetë në përputhje me rregullat për jahte të pasagjerëve dhe do të akomodojë deri në 36 mysafirë.
Po sipas medieve të huaja, planet paraprake përfshijnë një pistë helikopteri, pishinë të brendshme dhe të jashtme, por hapësira e madhe që disponon lejon fleksibilitet edhe për gjëra të tjera.
Ashtu si çdo jaht luksoz, edhe Kilkea do të disponojë teknologjitë e fundit të lundrimit.
Shpejtësia që do të arrijë jahti luksoz parashihet të jetë deri në rreth 30 km/h. Anija vlerësohet me një çmim prej 72 milionë dollarësh. /Telegrafi/