Telegrafi

Njihuni me super jahtin që i ngjanë një aeroplani

Është ky jahti më i veçantë që keni parë ndonjëherë, që duket si gjysmë anije e gjysmë aeroplan.

Prodhuesi i anijeve italiane “Codecasa” ka zbuluar planet për konceptin e ri të këtij super jahti, përcjell Telegrafi.

I projektuar nga Fulvio Codecasa, anija e re është formësuar porsi një aeroplan, teksa shihet që ka marrë karakteristikat e tij.

Siç e shihni në foto, kjo anije ka tiparet e një aeroplani, dritare të rrumbullakosura, një hark që i ngjan hundës së një aeroplani, vetëm pse ky “fluturon” në det.

“Codecasa” anija më e re në këtë industri, është e pajisur brenda me një pishinë, palestër dhe jo vetëm.

Super jahti do të mbajë antena radare të instaluara brenda kupolave me fibër karboni “në stilin tipik të aeroplanëve AWACS”, sipas një deklarate nga Codecasa.

Kjo anije përmban edhe një vend të posaçëm për të strehuar edhe një helikopter.

Ndërsa ende nuk dihet çmimi i këtij super jahti, ndërtimi i tij pritet të fillojë brenda këtij viti. /Telegrafi/