Site icon Telegrafi

Njihuni me studenten daneze e cila shkoi në Siri për të luftuar kundër ISIS-it (Foto)

Një studente e re daneze ka ikur nga shtëpia, për të luftuar kundër islamistëve në Siri, transmeton Daily Mail.

Joanna Palani 23-vjeçe, e kishte kaluar një vit duke luftuar në anën e rebelëve kurdë, kurse kur është kthyer në Kopenhagë i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar kthimi në Siri, transmeton Telegrafi.

Ajo ka pranuar haptazi se kishte shkuar në Siri, për të luftuar për “të drejtat e njeriut dhe të gjithë njerëzit atje”.

Në radhët e rebelëve kurdë ajo kishte luftuar kundër luftëtarëve të Shteti Islamik (ISIS), por edhe kundër regjimit ushtarak të presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Kurdët luftojnë për demokraci dhe vlerat perëndimore. Nëse ndonjëherë më kapin dhe më vrasin, do të isha krenare për atë çfarë kam bërë”, ka deklaruar ajo derisa ishte në Siri.

Joana e cila është me origjinë kurde, ka folur para medieve për atë se çfarë tmerri kishte përjetuar sa kishte qenë në Siri.

Në natën e parë në vijë të frontit ishte dëshmitare e vdekjes së bashkëluftëtarit nga Suedia, i cili u godit me snajper në mes të dy syve.

Ajo i ka përshkruar në detaje edhe momentet e tmerrshme, siç ishte ai i çlirimit të një fshati afër Mosulit, ku një grup fëmijësh ishin mbajtur rob nga islamistët.

Aty ata kishin shpëtuar shumë vajza të reja, të cilat ishin abuzuar seksualisht nga anëtarët e ISIS-it, transmeton Telegrafi.

Sipas saj, disa prej vajzave kishin mbetur shtatzënë, dhe për shkak të dhimbjeve dhe torturave të shumta nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dhe kështu janë gjetur të vdekura.

“Luftëtarët e ISIS-it është lehtë ti vrasësh. Ata janë të zot në sakrifikimin e jetës, kurse ushtarët e Assad-it janë mirë të trajnuar, dhe lirisht mund të quhen makineri vrasëse”, ka shtuar ajo.

“Do të jepja jetën për Evropë, demokraci, lirinë e të drejtave të grave. E kam një ndjenjë se më kanë tradhtuar ata për të cilët isha e gatshme të jepi jetën”, ka shtuar Joana Palani. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version