Asrar Khan Usmani, 22 vjeç, është ngjitur mureve, tubave kullues dhe ka hipur tek ndërtesat e shembura.
Dhe këtë gjë ai nuk e ka bërë për të shpëtuar jetë njerëzish, por jetën e kafshëve në Bangalore të Indisë, përcjell Telegrafi.
Një shërues i certifikuar i kafshëve dhe asistent i një kirurgu në Spitalin Veterinar të Cessna Lifeline, Usmani njihet nëpër lagje dhe në internet si “Spiderman” për bëmat e tij mbresëlënëse të ngjitjes.
Twitter Bengaluru, please do your thing.
This 22 yr old is called the "Spiderman of Bommanahalli" a totally unsung hero, if any animal requires rescuing, he will go to any length and effort to save it.
He need a bit financial help to continue his activities.
Usman 8095917197 pic.twitter.com/w3rouAkglM— Rahul Francis, BBMP HQ Squad (@btpsupporter) September 2, 2020
Kështu që, më 2 shtator, videot e disa prej shpëtimeve të guximshme të Usmanit u bënë virale në internet.
Ai ka shpëtuar mace, qen, zogj, majmunë dhe shumë kafshë të tjera, por ajo që e ka bërë të famshëm Usmanin është të ngjitet me guxim në ndërtesa për të shpëtuar kafshë të bllokuara në vende të vështira.
He even goes down dry wells and drains to rescue animals, birds… you name it. pic.twitter.com/hg2z17E5wo
— Rahul Francis, BBMP HQ Squad (@btpsupporter) September 2, 2020
Usmani thotë se njerëzit preferojnë ta thërrasin atë para zjarrfikësve sepse ai di të komunikojë me kafshët dhe t’i mbajë ato të qeta, duke shmangur lëndimet.
Covid-19 LOCKDOWN RESCUE.Rescuing puppies with help of fire station. @KarFireDept @AHVSF_Karnataka @peta @resque_animal pic.twitter.com/w06fKP8A1a
— Asrar khan (@Kasrar0) August 28, 2020
Ai mësoi se si të ngjitej duke parë alpinistë në Youtube dhe ai thotë se vëzhgon kafshë si macet dhe majmunët për të mësuar mënyrën më të mirë për ngjitjen në pemë dhe ndërtesa. /Telegrafi/