Tragjedia e madhe që ndodhi në muajin e shkuar ku skuadra braziliane Chapecoenses pësoi aksident të rëndë ajror që preku zemrat e të gjithë komunitet futbolldasësh.
Chapecoense humbi pothuajse të gjithë skuadrën dhe stafin teknik në ditën kur ishin duke udhëtuar drejt Medelinit të Kolumbisë.
Për ta rimëkëmbur klubin brazilian që do të luante në finale të Coppa Sudaamerica, shumë klube i ofruan lojtarë.
Sot klubi brazilian ka prezantuar 11 blerjet e reja dhe trajnerin Wagner Mancini.
Prezent në ditën e parë ishte edhe i mbijetuari Helio Neto që i dha zemër skuadrës.
Chape do ta fillojë kampionatin më një vëmendje të madhe ku si kampion aktual i Coppa Sudaamerica dhe pas aksidentit ka vëmendjen e madhe të publiku botëror. /Telegrafi/