Ju njoftojmë me Francis Ngannou, i ashtuquajtur ‘Grabitqari’.
31-vjeçari ka debutuar në UFC në vitin 2015 me fitore dhe është shumë i motivuar për të arritur në maje të këtij sporti. Por, përkundër kësaj ai renditet i katërti në divizionin e peshave të rënda në UFC.
Francezi me prejardhje nga Kameruni tashmë ka bërë emër në këtë sport, por me arritjen të fundit do të njihet edhe më shumë.
Së fundmi ai ka shpërndarë një video ku thotë se ka arritur të thyej rekordin për grushtin më të fuqishëm në botë, që më herët mbahej nga kikboksieri, Tyrone Spong.
Ai debutoi në UFC me nokaut në rundin e dytë ndaj Luis Henrique në dhjetor të 2015, dhe që nga atëherë asnjë kundërshtar i tij nuk arritur të vazhdojë më shumë se dy runde.
Fitorja e tij e fundit ishte në janar të 2017 ndaj Andrei Arlovski, nokaut në rundin e parë.
Edhe një fitore do i jepte mundësinë të luftonte me kampionin Stipe Miocic. /Telegrafi/