Kjo vogëlushe do ju rrëmbejë zemrën me talentin e saj, duke folur anglisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht, kineze dhe arabisht. Përveç gjuhës së vendit të saj, rusisht, 4-vjeçarja Bella Devyatkina nga Moska mund të hyjë plotësisht në librin e çmimeve “Guinness”.
Gjatë talent-shout “Njerëz të pabesueshëm” të kanalit televiziv “Rossija 1”, e mitura ka treguar se kupton dhe flet 7 gjuhë, me lehtësinë e moshës së saj, duke luajtur dhe kërcyer në pritje për të marrë çmimin, “dhurata” e saj, transmeton mapo.
Në studio dhe në shtëpi, të gjithë kanë mbetur të gjithë gojëhapur përpara këtij fenomeni të vogël poliglot.