A keni menduar ndonjëherë se si do të dukej një robot që të gatuante një hamburger për ju?
Epo, mund të mos ju duhet të prisni shumë për ta zbuluar.
Kjo pasi që, tashmë një i tillë është duke gatuar hamburgerë të shijshëm në restorantin e tij të parë, përcjell Telegrafi.
Një startup robotik i quajtur Aniai ka zhvilluar një pajisje revolucionare që mund të gatuajë tetë hamburgerë në më pak se një minutë.
Ai quhet Alpha Grill, dhe nuk është roboti juaj i zakonshëm dhe ndoshta kjo është arsyeja pse sapo fitoi një çmim për Inovacionin e Kuzhinës 2023.
Alpha Grill është një robot i automatizuar i gatimit të hamburgerëve që përdor inteligjencën artificiale dhe sensorë për të rregulluar temperaturën, kohën dhe presionin e skarës sipas trashësisë dhe peshës së mishit. /Telegrafi/