Site icon Telegrafi

Njihuni me reklamën më të mirë të të gjitha kohërave për vetura

Sa i përket reklamave interesante, duket se industria automobilistike nuk ka pothuajse asnjë konkurrencë.

Kjo për faktin se, një reklamë e rrallë e vitit 2003, ende vazhdon të mbetet një nga më të mirat e krijimtarisë së industrisë së automobilave.

Reklama e Honda-s e quajtur Tho Cog, ka shënuar një epokë të veçantë për inovacionin dhe aftësitë e filmimit.

Fillimisht, ajo u transmetua në tre tregje, në Mbretërinë e Bashkuar, Suedi dhe Australi.

Video ngjalli aq shumë interes, sa që u krijua edhe një dokumentar ku shpjegohej se si ajo ishte realizuar.

Reklama u filmua në dy pjesë për shtatë muaj, ku katër muaj kohë i mori zhvillimi i sistemit, ndërsa tre të tjerë performanca, regjistrimi, dhe redaktimi.

Çfarë e bën këtë reklamë të jashtëzakonshme është fakti se është krijuar pa përdorur imazhe kompjuterike (CGI).

Pra, gjithçka në të është reale, andaj edhe u vlerësua nga publiku.

Për shkak të kreativitetit të saj, reklama arriti t’i sjellë Honda-s një numër rekord vizitorësh në faqen e saj zyrtare në Britaninë e Madhe. /Telegrafi/

Exit mobile version