Jeff Bezos dhe Bill Gates janë dy nga njerëzit më të pasur në botë.
Sipas listës vjetore të Forbes, të lëshuar së fundmi, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë.
Jeff Bezos, i cili zotëron rreth 16 për qind të kompanisë, ka thelluar hendekun me Bill Gates, bashkë-themelues i Microsoft, i cili u bë filantrop.
Ndërkohë, pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë.
Gates u bë miliarderi më i ri në botë në histori në moshën 31-vjeçare. Ai e mbajti këtë titull deri në vitin 2008, kur 23 vjeçari Mark Zuckerberg e rrëmbeu atë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Gates shpenzon pasurinë e tij në çdo gjë, që nga makinat luksoze deri te përkujdesja për pemën e tij të preferuar, por qëllimi i tij kryesor është të ndihmojë botën.
Por, derisa ndërmjet tyre është e ndryshme, ata kanë një të përbashkët – jetojnë në të njëjtën qytezë e cila ka hiq më shumë se 3000 banorë – që quhet Medina dhe është shumë pranë Seattle.
Më poshtë keni disa fotografi se si duket kjo qytezë, dhe pak karakteristika rreth saj. /Telegrafi/
Duke pasur vetëm 3000 banorë, kjo është ndërtesa që përmbledh funksionet shtetërore, që nga bashkia deri te policia