Site icon Telegrafi

Njihuni me qytetin më spektakolar të së ardhmes (Foto)

Ai cilësohet si “qyteti i së ardhmes”.

Është duke u ndërtuar mes Malajzisë dhe Singaporit, dhe do të kushtojë plot 40 miliardë euro.

Një apartament në këtë qytet do të kushtojë të paktën 180 mijë euro, ndërsa një vilë, 1.4 milion euro.

Qyteti po ndërtohet buzë detit, dhe do të ketë grataçela të shumta, qendra biznesi, shkolla private, hotele super luksoze, spitale, etj.

Punimet për përfundimin e këtij qytetit pritet të përfundojnë Brenda vitit 2035.

Ky qytet do të ketë rreth 700 mijë banorë dhe 8 mijë apartamente tashmë janë shitur pa përfunduar.

Por “qyteti i së ardhmes” ka vënë në alarm ambientalistët.

Ata i tremben një shkatërrimi ekologjik, transmeton tema.

Kjo, duke qenë se në det do të hidhen rreth 162 miliard metër kubi rërë, që sipas ambientalistëve, do të shkatërronte jetën e detit.

Paul Johnston, nga Greenpeace, thotë se “projekti do të modifikojë në mënyrë shkatërruese ekologjinë e gjithë territorit”.

Exit mobile version