Ky është Murmansk, qyteti më i madh në Rrethin Arktik dhe fotografitë thuhet se janë realizuar më 11 dhjetor në orën 11:32 të mëngjesit, pasi dielli u afrua në pikën e tij më të lartë pak nën horizont.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për qytetin rus i cili nga 2 dhjetori deri më 11 janar “duron” errësirën e natës polare.
Por siç bëhet e ditur tutje, në këtë qytet, numri i banorëve vazhdon të bie. Kështu, që nga viti 1989, popullsia e Murmansk ka rënë nga 468,000 njerëz në 292,000 tani.
Murmansk u themelua si Romanov-on-Murman në 1916, kur Cari Nikolla II kërkoi një port që do të lejonte që furnizimet e luftës të dërgoheshin nga aleatët e Rusisë.
Brenda disa muajsh nga themelimi i qytetit, revolucioni nxori mbretin nga pushteti dhe qyteti u riemërua Murmansk.
Në Luftën e Dytë Botërore, Murmansk përsëri u bë jetik për BRSS-në dhe aleatët e saj perëndimorë duke ofruar materiale dhe ndihmë për Ushtrinë e Kuqe. /Telegrafi/