Site icon Telegrafi

Njihuni me qytetin evropian që shtrihet në tre shtete të ndryshme dhe ua mundëson t’i vizitoni ato brenda 10 sekondave

Ekziston një qytet evropian që shtrihet në tre vende të ndryshme dhe vendasit udhëtojnë për në dhe nga puna duke notuar në një lumë.

Bazeli në Zvicër është një qytet unik që ndodhet në atë që njihet si kryqëzimi i kufijve zvicerianë, francezë dhe gjermanë – me periferitë e tij që shtrihen në Francë dhe Gjermani.

Së fundmi, llogaria emsbudgettravel në TikTok realizoi një udhëtim në Bazel dhe përvojën e ndau në platformën e videove të shkurtra, përcjell Telegrafi.

Ajo u tregoi ndjekësve se ekziston një pikë ku të tre kufijtë kryqëzohen, duke ju lejuar të vizitoni tre vendet brenda një kohe prej rreh 10 sekondash.

@emsbudgettravel 3 countries in one day? Or even in one minute! #holidays #travelhacks #cheaptravel #traveltiktok #budgettravel #holidayidea #lowbudgettravel #budget #annualleave #30before30 #travel #travelling #holiday #airport #solotraveler #solotravel #basel #france #germany #switzerland ♬ original sound – Em | Budget Travel Tips ✈️🌴🌺

Por, Bazeli nuk njihet vetëm për vendndodhjen e tij unike.

Qyteti gjithashtu është “një nga qendrat kulturore të Zvicrës”.

Bazeli shërben edhe si një “bazë” e shkëlqyer për të vizituar qytetet dhe shtetet fqinje.

Për më tepër, pavarësisht reputacionit të Zvicrës si një nga vendet më të shtrenjta në botë, influencuesja arriti të vizitojë Bazelin për vetëm 149 paund. /Telegrafi/

Exit mobile version