Telegrafi

Njihuni me qenushin që lëshon tinguj sikur të motoçikletës (Video)

Në rrjetet sociale është postuar një video, që shfaqë një qen të ‘talentuar’, i cili di të imitojë.

I ulur në prehrin e pronarit të paemëruar, kafsha ngjyrëkafe dhe bardh, lëshon zëra të njëjta me motoçikletën, transmeton Telegrafi.

Sa herë që njeriu bën sikur i japë gaz, qeni zhveshë dhëmbët dhe lëshon një zë të ngjirur, gati të njëjtë me motoçikletën.

Zhurma e sirenave dhe veturave në rrugë që dëgjohen në sfond, e bëjnë edhe më të bindshëm këtë ‘ngasje’ të pazakontë. /Telegrafi/