Site icon Telegrafi

Njihuni me qenin e gjinisë femërore me hundën më të gjatë në botë

Nga hunda te bishti është 145 cm i gjatë, por vetëm fytyra e saj është 30 cm dhe është vërtet shumë e këndshme

Kjo kafshë e quajtur Lapsha mund të thyejë një rekord të veçantë – hunda e saj është 30.48 centimetra, që është me shumë mundësi hunda më e gjatë i qenit në botë.

Edhe pse surrati i bukuroshes Lapsha i ka sjellë një popullaritet të jashtëzakonshëm në Instagram dhe ndoshta do të hyjë në histori, sërish i shkakton probleme serioze.

Kjo kafshë e gjinisë femërore është mjaft e ngathët dhe e çrregullt për shkak të kësaj hunde të madhe, megjithëse i jep asaj një pamje shumë karakteristike, të lezetshme, transmeton Telegrafi.

Pronarët e saj regjistrojnë çdo ditë çapkënllëqet dhe përpjekjet e saj për të përballuar këtë hundë kaq të madhe, që ndonjëherë e çon atë në situata argëtuese dhe të papritura.

Aventurat e Lapshës në Instagram ndiqen nga më shumë se 109 mijë njerëz dhe ajo është vërtet shumë elegante dhe e simpatike.

Lexo po ashtu Është shpallur qeni më i vjetër në botë: Ky është sekreti i jetëgjatësisë së tij

Kjo racë njihet për fytyrën e gjatë, aq të gjatë sa është praktikisht një e katërta e gjatësisë së tyre!

Pra, Lapsha është rreth 145 centimetra e gjatë nga hunda deri te bishti, kurse 30 centimetra vetëm në hundë – prandaj edhe pamja e saj interesante.

Nga rruga, raca Borzoi renditet e 103-ta në popullaritet midis 192 racave të qenve të njohura nga Klubi Amerikan i Kennelit. Çmimi për një qenush të kësaj race është shumë i lartë dhe arrin në 1800 dollarë e lart.

Borzoi njihet për shpejtësinë e tij dhe dikur përdorej për të gjuajtur ujqër. Pavarësisht nga madhësia e tyre, këta qen me natyrë të mirë janë të butë dhe të qetë në shtëpi. Ata jetojnë për rreth 15 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version