Juventus ka emëruar Maurizio Scanavino si drejtor të ri ekzekutiv, ndërsa Gianluca Ferrero pritet të zëvendësojë Andrea Agnellin në krye të klubit.
Klubi italian konfirmoi se të gjithë anëtarët e bordit dhanë dorëheqjen pas një takimi urgjent të hënën, duke i dhënë fund mbretërimit 12-vjeçar të Agnellit.
Hetimi mbi mashtrimin e supozuar të taksave dhe kontabilitetin e rremë bëri që të gjithë anëtarët e bordit të tërhiqen, duke emëruar Scanavino si drejtor ekzekutiv të klubit.
Scanavino cilësohet nga mediat italiane si krahu i djathtë i John Elkann. 49-vjeçari është drejtori aktual i përgjithshëm i Gedi Group, i cili menaxhon gazetat italiane La Repubblica dhe La Stampa.
Ai iu bashkua FCA, gjithashtu pjesë e galaktikës së Exor, në vitin 2004 duke mbuluar rolin e Promovimit të Markës për FIAT, Alfa Romeo dhe Lancia. Pas tre vjetësh ai u transferua në La Stampa duke u bërë drejtor i zonës dixhitale dhe marketingut.
Në vitin 2010, ai u bë drejtor i përgjithshëm i agjencisë së reklamave Publikompass. Pas tre vjetësh ai u bë drejtor gjeneral i gazetës italiane Il Secolo XIX.
Exor ka shfaqur gjithashtu Gianluca Ferrero si kandidatin për të zëvendësuar Agnellin si president të Juventusit.
“Ferrero ka përvojë solide dhe kompetencë teknike, si dhe një pasion të vërtetë për Bianconerët, gjë që e bën atë kandidatin më të mirë për të mbuluar rolin”, thuhet në komunikatën e Exor.
I lindur në Torino në 1963, Ferrero u diplomua në Ekonomi në 1988. Ai është Këshilltar Teknik i gjykatësit në gjykatën e Torinos dhe President i Bordit të Audituesve Statutore të Fincantieri, Luigi Lavazza, Biotronik Italia, Praxi Intellectual Property, P. Fiducia , Emilio Lavazza, Gedi Gruppo Editoriale, Nuo dhe Lifenet.
Ai është zëvendës-president i Bordit të Drejtorëve të Banca del Piemonte dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Grupit të Pavarur të Italisë dhe Pygar.
Mbledhja e aksionerëve të Juventusit, e cila tashmë ishte shtyrë nga 23 nëntori në 27 dhjetor, tani do të mbahet më 18 janar 2023. /Telegrafi/