Një nxënëse e një shkolle të mesme e cila është e apasionuar pas peshëngritjes, thotë se ky lloj sporti e ndihmon shumë të pastrojë mendjen.
Vogëlushja Rory van Ulft, 7-vjeçe nga Ottawa, Kanada, pa ndonjë problem mund të ngrit pesha deri në 80 kilogramë, transmeton Telegrafi.
Ajo së fundmi është shpallur kampione në peshëngritje nën moshën 11-vjeçare në SHBA, duke u bërë kështu vajza më e re në moshë që ka arritur të futet në garën kombëtare e të rinjve.
Në anën tjetër, prindërit e saj insistojnë se hobi i saj është i sigurt dhe se vazhdimisht e përkrahin që të vazhdojë me peshëngritje.
Madje Rory e konsideron më shumë veten si gjimnaste sesa një peshëngritëse, dhe sa herë që futet në palestër për t’u ushtruar ndihet më e relaksuar.
Rory merret me peshëngritje që nga mosha 5-vjeçare, dhe thotë se nga nëntë orë në javë ushtron gjimnastikë dhe katër tjerë me peshëngritje. /Telegrafi/