Site icon Telegrafi

Njihuni me personin që i mbijetoi tre sulmeve terroriste – Boston, Paris dhe Bruksel! (Foto/Video)

Amerikani Mason Wells (19), është një nga 200 njerëzit të cilët janë lënduar në sulmet vetëvrasëse në Bruksel.

Kjo nuk është hera e parë që ky i ri ballafaqohet me sulme terroriste, duke marrë parasysh se kishte qenë në vendin e ngjarjes kur kanë shpërthyer bombat në Boston dhe Paris, transmeton Telegrafi.

Wells është një student nga Utah, që shpesh udhëton me grupe të organizuara nga kisha Mormone në të cilën rregullisht shkon.

 

Ky i ri ishte në aeroportin Zaventem kur sulmuesi vetëvrasës shpërtheu jelekun me eksploziv.

Nga gozhdët e deri tek pjesët e predhave që ishin të përziera në bombat e tyre Mason ka pësuar lëndime në këmbë, kokë si dhe ka pësuar djegie të fytyrë të shkallës së dytë dhe të tretë.

Atij i është operuar thembra, kurse mjekët janë optimistë dhe thonë se së shpejti do të shërohet plotësisht.

Wells ishte shumë afër vendit të shpërthimit në Boston gjatë vitit 2013, ku kishte shkuar të shikojë nënën dhe babanë duke vrapuar në maratonë.

 

Është thjesht e pabesueshme se si është gjendur në tri vendet ku kanë ndodhur sulme terroriste. Mason është një person që çdo fatkeqësi dinë ta shndërroi në diçka pozitive.

Pas sulmeve terroriste në Boston, i riu Mason kishte rastisur të gjendet në Paris gjatë sulmeve të nëntorit, por asokohe ishte në pjesën tjetër të qytetit dhe kështu i ka shpëtuar lëndimeve.

Kur së bashku me tre miq nga kisha Mormone shkoi në Bruksel, derisa babait të tij as që i kishte shkuar ndërmend se do ta përjetojë të njëjtën dramë. Ky është sulmi i tretë terrorist që i ka shpëtuar.

“Kemi biseduar pas operimit të këmbës. Ndihej disi i vetmuar, por i kujtohet çdo detaj. Shpresoj se me Brukselin do të përfundoj kjo seri e pafat”, ka deklaruar babai i tij Chad. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1Kx5yYRydaQ

Exit mobile version