Telegrafi

Njihuni me personin nga Maqedonia që ka falsifikuar me qindra dokumente për pesë vite

Prokuroria Themelore Publike në Maqedoni ka lëshuar padi për personin A.M (60) nga Shkupi që dyshohet për për falsifikim të dokumenteve zyrtare të lëshuara nga institucionet e vendit, shkruan Telerafi Maqedoni.

”Nga periudha 2012-2017 personi i dyshuar ka bërë falsifikim të dokumenteve zyrtare siç janë: Letërnjoftime, Leje vozitjeje, dëftesa të shkollave të mesme, vendime gjyqësore, marrëveshje për shit-blerje dhe dokumente të ndryshme. Gjithashtu, përveç lëshimit në përdorim të dokumenteve të rrejshme, ai ka falsifikuar edhe vullat e institucioneve të cilat tanimë janë të konfiskuara dhe të shkatërruara.” thonë nga PTHP-Shkup.

Dokumentet e falsifikuara të Maqedonisë nuk janë përdorë vetëm në Maqedoni por edhe jashtë shtetit. /Telegrafi/