Site icon Telegrafi

Njihuni me njësitë elitare të snajperisteve që ruajnë Kim Jong-un, ato janë të gatshme të vdesin për të (Foto/Video)

Koreja e Veriut i ka një milion ushtarë aktiv, dhe për këtë zë vendin e katërt në botë sa i përket numrit të ushtarëve aktiv.

Më shumë se Koreja e Veriut ka, SHBA (1.347.300), India (1.395.100) dhe Kina (2.183.000), transmeton Telegrafi.

Përveç kësaj i ka edhe 5.5 milionë rezervistë. Që do të thotë se një e katërta e popullsisë janë të kyçur në “lojëra të luftës”. Kim Jong-un për nevoja të ushtrisë shpenzon 10 miliardë dollarë.

Dhe nuk është për t’u habitur se pjesa më e madhe e qytetarëve të këtij vendi vuajnë nga uria, dhe se ushtarët janë kategoria e vetme që gëzon të drejta siç janë shujtat e plota. Megjithatë, pjesë më e rëndësishme e kësaj makinerie janë forcat speciale.

Koreja e Veriut numëron 200 mijë pjesëtarë të forcave speciale, asnjë vend tjetër në botë nuk ka kaq shumë. Vend të veçantë në ushtri zënë snajperistet, ato janë të trajnuara mirë dhe qëndrojnë në sfond si civile.

Disa prej detyrave të tyre janë kryerja e atentateve kundër personave të rëndësishëm politik dhe ushtarak të Koresë së Jugut. Kim Jong-un beson se femrat e tyre mund të jenë vdekjeprurëse, në rast se shpërthen ndonjë luftë në Gadishullin Korean.

Koreja e Veriut në total i ka tetë brigada të snajperistëve, tri për ushtrinë standarde, tri për forcat ajrore dhe dy për marinsat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=TFovE1i0f7Q

https://www.youtube.com/watch?v=ZQxW_ipxEEo

Exit mobile version