Site icon Telegrafi

Njihuni me njeriun që ka filluar udhëtimin nëpër botë

Alexander Campbell është përshëndetur me miqtë dhe familjen e tij në Sidnei për të filluar udhëtimin 40 mijë kilometërsh.

Campbell planifikon të ecë globin në katër vjet, duke kaluar mbi 30 vende dhe katër kontinente.

Bëhet e ditur se deri më tash ai ka përshkuar 10,239 kilometra, rrugëtim të cilin e ndan vazhdimisht me ndjekësit e tij në rrjete sociale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Me anë të postimeve ai zbulon ndodhitë e vazhdueshme gjatë rrugës, vendasit që i japin ushqim dhe pije, madje e ftojnë edhe në dasma.

Aventura e tij ka filluar në Shtëpinë e Operës në Sidnei, pastaj në ishujt e Indonezisë, Singapor, Malajzi, Tajlandë dhe Bangladesh.

Udhëtimin Campbell e ka financuar kryesisht nga kursimet e tij dhe me ndihmën e një granti nga Australian Geographic.

Një prej momenteve kryesore të paharrueshme që ai e cek është ecja në Shtegun Kombëtar në Australi, nga Queensland  në Victoria.

“Ishte një mënyrë e shkëlqyer për të njohur më mirë vendin që e quaj shtëpi, dhe ishte shumë bukur të ishe jashtë në shkurre dhe të shijoje vetminë”, tha Campbell.

Por, gjatë udhëtimit ai ka hasur edhe në pengesa dhe rreziqe si kafshë të ndryshme, duke përfshirë akrepat, gjarpërinjt, ujqit dhe krokodilët.

Aktualisht ai ndodhet në Nepal dhe muajt e ardhshëm do t’i kalojë në Himalaje.

Ndërsa ka një rrugë të gjatë përpara, ai pohon se nuk ka menduar kurrë të heqë dorë.

Kjo për faktin sepse Campbell motivohet nga mbledhja e parave për Fondacionin Fred Hollows, organizatë kjo e cila punon për t’i dhënë fund verbërisë dhe dëmtimeve të shikimit. Deri më tani ai ka mbledhur mbi 15 mijë euro për kauzën. /Telegrafi/

Exit mobile version