Eddie Hall u bë personi i parë në botë që ka ngritur ndonjëherë një shtangë 500 kg, por më pas u rrëzua pasi damarët në kokën e tij nuk e përballuan dot presionin e gjakut.
Burri i fortë britanik nga Stoke-on-Trent, me nofkën ‘The Beast’ (Bisha), e arriti rezultatin e pabesueshëm në Leeds Arena gjatë fund-javës, por e pranoi edhe vetë se një gjë e tillë desh i mori jetën, transmeton mapo.
Hall ka ngritur në të kaluarën 465kg, gjë e cila është barazuar nga dy garues të tjerë, duke e detyruar atë që të tentonte të bënte të pamundurën.