Njihuni me njërin nga aeroplanët luftarak më të sofistikuar të ushtrisë amerikane (Foto/Video)
Burim Tmava
Ushtria amerikane përdor aeroplanë të ndryshëm për misione luftarake, por njëri nga më të pëlqyerit e ushtrisë, është A-10 Thunderbolt II që ndëryshe njihet si Warthog apo Grunt, shkruan Business Insider.
Ky aeroplan i forcave ajrore amerikane përdoret për fluturime të ulëta, dhe luan rolin e asistuesit e aeroplanëve luftarak që lëvizin me shpejtësi të madhe, por është interesant se si është përkundër peshës së madhe, ai është shumë i manovrueshëm, transmeton Telegrafi.
Por ajo çfarë e bën unik këtë aeroplan, se në maje të “hundës” ka të vendosur mitralozin e kalibrit 30 mm që brenda një minute mund të shkrep 3900 plumba, dhe kështu duke se po nxjerr flakë nga “goja” derisa fluturon.
Së fundmi janë shtuar zërat se ai do të vazhdojë të shërbejë për misione të ndryshme ushtarake edhe për disa vite, pasi Kongresi amerikan ka ndarë një shumë të majme prej 100 milionë dollarë për avancimin e tij.