Së fundmi janë publikuar disa foto të Cadillac Escalade IQL.
Është një nga automjetet më të gjata të prodhimit ndonjëherë, duke tejkaluar Escalade ESV me 3.8 centimetra.
Është gjithashtu më i gjatë se një Jeep Grand Wagoneer L, një Chevrolet Suburban, ose një Lincoln Navigator L.
Gjithçka është e madhe në këtë SUV, përcjell Telegrafi.
Nga rrotat 60 centimetra, deri te paketa masive e baterive 205,0 kilovat-orëshe.
Escalade IQL ka 750 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësinë 0-96 km/h në vetëm 4.7 sekonda.
Brenda veturës me shtatë ulëse, kemi një ekran të lakuar te shoferi.
Ky model kushton 132,695 dollarë dhe do të dalë në prodhim në mesin e vitit 2025. /Telegrafi/