Telegrafi

Njihuni me motrat Burrniku nga Kaçaniku, këngëtaret që këndojnë në dasma islame

Të gjithë këngëtarët këndojnë për të dy gjinitë, pa bërë dallime, nëpër ahengje të ndryshme, dasma, fejesa…Dhe ende nuk kemi dëgjuar të atillë që këndojnë vetëm për meshkuj apo për femra.

Por motrat Burrniku nga Kaçaniku kanë vendosur që të këndojnë vetëm për gjininë femërore.

Të ftuara në emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini ato rrëfejnë për nismën e tyre e cila tashme po konsiderohet mjaft e suksesshme.

Merita Burrniku siç përcjell Telegrafi, thotë se grupi “Motrat Burrniku” ka filluar të këndojë nëpër dasma islame vetëm për gjininë femërore.

“Punën e kemi filluat prej tetë vitesh. Grupi është shumë i mirë dhe punojmë mjaft shumë”.

Hyrije Burrniku, anëtarja tjetër e grupit tregon se ato janë tri motra këngëtare.

“Ne jemi tri motra. Me Meritën këndojë vetëm për gjininë femërore, në ahengje e kryesisht dasma. Ndërsa me motrën tjetër Albinën këndojmë edhe në dasma tjera si të gjithë këngëtarët”.

Pamje nga emisioni “Pasdite” në RTV Dukagjini

Hyrije thotë se kanë vendosur të marrin këtë iniciativë për të kënduar vetëm për gjininë femërore pasi kanë vërejtur një mungesë të një formati të tillë në Kosovë.

Merita nga ana tjetër tregon se ka kënduar ilahi edhe sa ka qenë në “Medrese”.

Ajo thotë se ka parë nevojën që shumë vajza të mbuluara dëshiron të bëjnë ahengje por sigurisht deri më tani nuk u janë krijuar kushtet që respektojnë ndarjen gjinore.

“Stili jonë është se ne këndojmë vetëm me defa e koordinuar me laptop. Nuk përdorim instrumente tjera”.

Hyrija pos këndimit është duke vazhduar edhe studimet ne psikologji ndërsa motra tjetër Merita vazhdon studimet në Turqi në drejtimin e mamisë./Telegrafi/