Site icon Telegrafi

Njihuni me Messinhon, braziliani që ëndërron të luajë për Barcelonën

Estevao Ëillian, futbollisti i Kombëtares së Brazilit për U-17, shënoi një gol dhe dhuroi tre asistime kundër Kaledonisë së Re në Kupën e Botës U-17, ndërsa talenti i madh ka shprehur dëshirë të luajë në Spanjë në të ardhmen.

Disa nga yjet e futbollistëve të famshëm si Roberto Carlos dhe Rivaldo dolën nga shkolla e të rinjve të Palmeiras dhe shembulli i fundit i mrekullueshëm është Endrick, i cili është i pari i mitur që thirret në kombëtaren braziliane që nga Ronaldo në 1993.

Një tjetër top talent në kategoritë e të rinjve është Estevao Willian apo Messinho, i cili tashmë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të interesuara nga Evropa.

Ky djalë i lindur në vitin 2007 aktualisht është me Kombëtaren e Brazilit në Botërorin U-17 që mbahet në Indonezi dhe më herët PSG ofroi 50 milionë euro për të, por Palmeiras e refuzoi ofertën.

Edhe Man City e donte atë, por edhe ajo ofertë u refuzua, pasi Messinho ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila do të duhet të paguajë 60 milionë euro, sa është klauzola e blerjes.

“Unë shikoj pothuajse çdo ndeshje të Barcelonës dhe jam një tifoz i madh. Kam shumë respekt për lojtarët që luajnë atje dhe shpresoj që një ditë të luaj për Barcelonën, e cila është një nga klubet më të mira në botë. Është ëndrra ime”.

“Më pëlqeu të shikoja Neymarin, Messin dhe Suarezin në Barcelonë dhe që atëherë kam ëndërruar të luaj për Barçën”, ka thënë Messino për Mundo Deportivo. /Telegrafi/

Exit mobile version