Site icon Telegrafi

Njihuni me vajzën që pi nga dy shishe uthull në javë (Foto)

Ella Ruby Ginn nuk del nga shtëpia pa u siguruar se e ka një shishe të vogël me uthull, në mënyrë që të mos mbetet pa të, transmeton Telegrafi.

Vajza 19-vjeçare i pinë nga dy shishe uthull në javë, që del të jenë rreth 90 litra në vit.

Prej se e mbanë mend vetën, ajo pi uthull dhe jo të balsamosur apo më të butë, por uthull të fortë nga mollët.

“Më kanë thënë se është e dëmshme për shëndetin tim, por nuk mund të ndalojë. Më pëlqen shija e rëndë e uthullës, madje më ngazëllen kur fillon të më dhëmb në gjoks”, ka thënë Ginn.

Në raste të rralla ajo vë patatina në uthull dhe i han ato, sa për të zbutur efektin e lëngut.

Mirëpo, Ginne e pinë edhe verën me uthull. Ajo vë në gotën me verë edhe një sasi të konsiderueshme uthulle, duke i pirë të dyja njëherësh. /Telegrafi/ 

Exit mobile version