Telegrafi

Njihuni me orën më të shtrenjtë në botë (Video)

Pas 10 viteve punë dhe në formë të një perle deti, “Briri i Bollëkut” quhet ora e cila kushton më shumë se 1 milionë e 500 mijë dollarë.

Vicktor Moiseikin është drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Moiseikin”.

Ai thotë se kishin qëllim të prezantojnë se si në të vërtet duhet të jetë një orë e bukur, transmeton RTV Dukagjini.

“Ora është e ndërtuar me prezicitetin më të mirë të mundshëm dhe vlera e saj është shumë e madhe. Edhe pse duket e mbuluar mund të shihen mirë sa shënojnë minutat dhe sekondat”, ka thënë ai.

Sipas tij, ora është dekoruar prej 4.144 diamante dhe përmban më shumë se 1 kilogram ari.

“Ne kemi dashur që të ndërtojmë një orë unike e cila do të jetë e njohur në mbarë botën dhe më të vërtet kemi arritur punën e cila është një perlë e vërtet”, ka thënë ai.

Vicktor thotë se në këtë vend janë të ekspozuara më shumë se 300 ekspozues nga 25 vende të ndryshme të botës, të cilët kanë paraqitur krijimet e vlefshme dhe xhevahire. /RTV Dukagjini – Telegrafi/