Telegrafi

Njihuni me njeriun “Terminator” (Video)

Pas një kohe të gjatë, gjeti mënyrën që të vendos një protezë në krah, por të një lloji të veçantë e quajtur “Terminator“.

Ai ka qenë frymëzim që të ndryshoj jeta e 53 vjeçarit, transmeton RTV Dukagjini.

Ai thotë se sot arrin që me krahun protezë të bëjë një jetë normale.

“Sfidat me të cilat përballet njeriu në jetë nuk është e lehtë, por më duhet të pranojë që kam pasur një fat të madh sepse nuk më duket që kam protezë, por që kam dorën time të vërtet.”

Sipas tij krahu robotik është i ndërtuar nga alumini dhe aliazhi qe funksionin si një gjymtyrë i vërtet njerëzor.

Proteza “Terminator” është i pajisur me mjete të cilat janë të lidhura në mënyrë të veçantë me muskujt e dorës duke ju përgjigjur secilës lëvizje nga pjesa e sipërme e krahut.

“Kam pasur pyetje të ndryshme nga njerëzit se a mund të jetojë lirshëm me këtë dorë. çdo gjë në të është aq mirë e koordinuar saqë asnjëherë nuk kam nevojë për ndihëm e askujt në asgjë.”

Nigel ka thënë që është i lumtur që ka mundur ti kthehet jetës si para 6 viteve./RTV Dukagjini – Telegrafi/