Site icon Telegrafi

Njihuni me “njeriun papagall” (Video)

Ai ka bërë çdo gjë të mundshme duke e transformuar imazhin e pamjes fizike në atë që ka dashur gjithmonë, transmeton RTV Dukagjini.

Ted ka thënë se me pamjen që ka krijuar, në vendin e tij njihet si “njeriu papagall”.

“Së pari kam filluar duke vendosur vathë në ballin tim – nëse mund t’i quaj, pastaj më kanë lindur edhe ide të tjera”, ka thënë ai.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, për të realizuar tatuazhet është dashur që për të gjitha të kryej ndërhyrje kirurgjike, për shkak të vendeve delikate që ka dashur t’i ketë ato.

Përpos tatuazheve që mban në trup dhe fytyrë, Ted ka vendosur edhe objekte të ndryshme nën lëkurë në tërë trupin.

Për të shkuar në ekstrem, ai ka ndarë gjuhën e tij përgjysmë duke vendosur më shumë se pesë vathë në të.

“Kam pasur kritika prej shumë njerëzve për këtë që kam bërë, mirëpo dëshira ka qenë e imja dhe sot të gjithë më adhurojnë për guximin që kam pasur”, ka theksuar ai.

Secili tatuazh që e ka aplikuar në trupin e tij ka nga një personazh të veçantë dhe secila ka nga një domethënie.

Ted ka thënë se planifikon të rrisë numrin e tatuazheve. /RTV Dukagjini – Telegrafi/ 

Exit mobile version