Site icon Telegrafi

Njihuni me Josh Cook, pronar i 50 llojeve të papagajve (Video)

Ai për më shumë se 20 vite të jetës ka kaluar duke u kujdesur dhe trajnuar papagajtë.

36 vjeçari ka thënë se asnjëherë nuk shqetësohet kur shpendët largohen, sepse janë mësuar më të dhe nuk kalon shumë kohë prapë kthehen në vendin e tyre, transmeton RTV Dukagjini.

“Kaloj kohë të gjatë më ta, i mbajë në kafaze speciale, mirëpo asnjëherë nuk është qëllimi im që t’i largojë nga natyra”, ka theksuar Josh.

Ai tregon se veçantia e papagajve që ai i posedon, është se të gjithë janë më ngjyra karakteristike.

Dominues sipas tij, janë papagaj më ngjyrë të kaltër.

Për gjithë këto vite Josh u ka mësuar papagajve se si të sillen në ambiente, të përshëndesin njerëzit, të qëndrojnë mirë kur të tjerët realizojnë foto me ta dhe shumë karakteristika të tjera që arrijnë të marrin vëmendjen e njerëzve.

“Kjo quhet Diva, është më e vjetra që kam dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes”, ka thënë ai.

Përpos kësaj, Josh trajnon shpendët me orë speciale për ngjarje të ndryshme televizive dhe kur kërkohen prej klientëve të ushtrohen për xhirime të filmave.

Ai pohon se është i lumtur me punën që bën dhe sidomos që ka mundur të kuptojë se sa të veçantë janë këta shpendë. /RTV Dukagjini – Telegrafi/ 

Exit mobile version