Telegrafi

Njihuni me familjen e presidentit amerikan Donald Trump (Foto)

Presidenti më i ri i SHBA-ve, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të fitores në një sallë në New York i rrethuar nga gruaja e tij dhe familja e “zgjeruar”.

Pra, kush janë ata që e përbëjnë familjen më të re të Shteteve të Bashkuara?

1.Barron Trump është fëmija i vetëm nga martesa e tanishme me Melania.

Edhe pse ai ka bërë paraqitje të shkurtra në fillim të fushatës, 10 vjeçari është mbajtur kryesisht jashtë qendrës së vëmendjes, transmeton Klan Kosova.

2.Melania Trump, një ish-modele e lindur në Slloveni e cila u martua me Trump në janar të vitit 2005.

Në korrik 2016 ajo bëri bujë pasi ka kishte bërë një fjalim në Konventën Kombëtare Republikane, në të cilën ajo u akuzua për plagjiaturë.

Fjalimi i saj ishte i njëjtë si Michelle Obama që e kishte realizuar në vitin 2008.

3.Jared Kushner është burri i Ivankas, vajzës së madhe të Donald Trump.

Kushner ka qenë pronari i gazetës javore Observer në Nrë York për 10 vjet.

4.Ivanka Trump është ndoshta fëmija më i njohur i Donald Trump, vajza e vetme e martesës së tij me Ivanën gruan e tij të parë.

5.Tiffany Trump është e bija e Donald Trump nga gruaja e dytë e tij Marla Maples, një ish-aktore.

6.Vanessa Trump u martua me Donald Trump në nëntor të vitit 2005. Çifti ka pesë fëmijë të vegjël duke përfshirë 8-vjeçarin, Kai.

7.Kai Trump është fëmija më i madh i Vanesës dhe Trump.

8.Donald Trump Jr është djali më i madh i Trump nga martesa e tij e parë me Ivanan.

9.Eric Trump është fëmija i tretë i martesës së Trump me Ivanan. Ashtu si vëllezërit e motrat e tij, ai është gjithashtu një zëvendës-president ekzekutiv i Organizatës Trump.

10.Lara Yunaska, një ish-producente e cila u martua medjalin e Trump, Eric në vitin 2014.