Site icon Telegrafi

Njihuni me dizajneren më të re në botë

Kjo nxënëse e klasës së pestë të shkollës fillore ka qenë mysafire në javën prestigjioze të modës në New York, ndërsa talenti i saj në punën me materiale dhe makinën e qepjes së pari e vërejti Pilar DeMann, menaxherja e cila punonte për familjen Kardashian.

Cecilia që në moshën pesëvjeçare ka dizajnuar veshjet për motrat e saj më të vjetra, ndërsa sipas gazetës “Los Angeles Times”, idoli i saj është Coco Chanel.

Kjo vajzë, sipas menaxheres së saj, është shembull i shkëlqyeshëm për bashkëmoshatarët e vet dhe në vend se të shikoj TV dhe të luajë video lojëra ajo pëlqen të qepë fustane dhe kështu të inspirojë edhe fëmijët tjerë.

Edhe vetë vajza pranon se gjithmonë ka qenë e interesuar për modën. “Më ka pëlqyer moda prej se kam qenë shumë e vogël. Që në moshën dyvjeçare i kam lyer thonjtë”, kujton ajo. Megjithatë për të në rend të parë mbetet shkollimi. /Telegrafi/
 

Exit mobile version