Site icon Telegrafi

Njihuni me Amazonen Eve, modelen më të gjatë në botë

Amazon Eve (31 vjeçe) nga Turlock i Kalifornisë është e gjatë dy metra. Në raport me të, modelet tjera duken si xhuxhe.
Deri në nëntor të vitit të kaluar Eve ka qenë e panjohur për opinionin. Fotografia në ballinën e një reviste e shndërroi atë në një sensacion brenda natës.

Eve prej asaj kohe punon si aktore dhe modele, por po ashtu garon në mundje me burrat për 400 dollarë në orë. Ajo thotë se gjatësinë e ka trashëgim. Prejardhja e saj gjermano-holandeze është arsyeja kryesore e gjatësisë. Ajo thotë se problemi i vetëm është të gjejë këpucët e duhura pasi mban numrin 46. /Telegrafi/

 

Exit mobile version