Makfire Shaqiri është një nënë e pavarur e cila është mjaft këmbëngulëse. Që nga viti 2006, Makfirja është shofere në ndërmarrjen publike të transporit ”Shkupi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo e do shumë profesionin e saj, diçka që e ka patur ëndërr qysh në fëmijërinë e saj. Veturën e përdor vetëm kur shkon në udhëtime për pushim në vende të jashtme. Makfirja tregon se fillimisht është mësuar që të vozisë traktorin, e pastaj edhe veturën.
”Tani voziti autobus dykatësh, më së shpeshti në linjën numër 35. Nëse në fillim udhëtarët më shihni me habi dhe mosbesim që e drejtoj një autobus, tani më njohin edhe ata që udhëtojnë çdo dit, më përshëndetin, bisedojnë me mua për shumë tema”, deklaron Shaqiri për Utrinski Vesnik.
Makifrja është njëra nga pesë gratë që punojnë në ndërmarrjen publike të transportit, ndërkaq është nënë e një djali. Me profesionin e saj, Makfirja mbanë familjen./Telegrafi/