Një majmun është parë në një kopsht zoologjik në Kinë, i cili duket se ka problem që të gjejë dashurinë e tij, kjo pasi që nuk ka fytyrën si çdo majmun tjetër, transmeton Telegrafi.
Kopshti zoologjik Tianjin në lindje të Kinës është habitur kur ka parë fytyrën e majmunit që duket sikur fytyra e njeriut.
Kjo ka bërë që internet të mbulohet me fotot e këtij majmuni duke u shpërndarë në të gjithë botën.
Autoritete e kopshtit kanë thënë se ky majmun nuk është çiftuar asnjëherë, kjo për shkak të fytyrës së tij.
Mirëpo kjo nuk e ka penguar atë që ai të jetë shumë aktiv. Ai ka dëshirë të luajë më baltë dhe të thyej arrat e kokosit.
Dhjetëra mijëra njerëz kanë ardhur në kopshtin zoologjik për të parë majmunin me fytyrë njeriu, që kur ai u bë hit në internet.
Ky majmun është sjellë në këtë kopsht në vitin 2002.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që kapet një kafshë me fytyrë njeriu.
Më herët është filmuar edhe një peshk me fytyrë njeriu në një lumë të Kinës. /Telegrafi/