Site icon Telegrafi

Njihuni me luftëtarin më të keq të MMA në histori: Kishte 42 luftime, i humbi të gjitha në raundin e parë

Përgjigja në pyetjen se kush është luftëtari më i mirë i MMA në histori, duket se është e vështirë për t’u dhënë. Konkurrenca është shumë e fortë, për disa është Fedor Emelianenko, për disa Jon Jones, për disa Habib Nurmagomedov… Por, kur bëhet fjalë për luftëtarin më të keq të MMA, duket se nuk ka dyshim se kush është.

Ai quhet Reece Street, ai lufton në kategorinë e peshave bantam, dhe në karrierën e tij profesionale të MMA ka 42 humbje nga po aq meçe.

Por, kjo nuk është e gjitha. Luftëtari nga Stockport i Anglisë i humbi të gjitha 42 ndeshjet me ndalesë dhe të gjitha 42 meçet në raundin e parë.

Ai i shpërndau humbjet në mënyrë të barabartë – ai u nokautua 21 herë, dhe 21 herë ai u dorëzua nga lufta pas goditjeve të forta ose ‘ngufatjes’.

Ajo që është veçanërisht interesante është se, krahas karrierës së tij profesionale në MMA, ai drejton edhe një karrierë amatore, por as në të nuk lulëzon.

Street është pak më mirë në MMA amator, dhe është me rekord 5 fitore nga 45 meçe, dhe viti i tij më i keq ndonjëherë ishte 2019.

Më pas, në më pak se dhjetë muaj, nga 23 shkurti deri më 7 dhjetor, ai regjistroi 16 disfata nga dhjetë luftime profesionale dhe gjashtë amatore, dhe është vërtet e pamundur të gjesh një luftëtar të MMA me rezultate më të këqija në shekullin e 21-të. /Telegrafi/

Exit mobile version