Organizimi i shqiptarëve në Zvicër ka marrë vëmendje të madhe dhe është bërë temë e dashamirëve të këtij sporti.
Kjo fal punës dhe përkrahjes së mërgimtareve tanë dhe jo vetëm,pasi që vërehet interesim i madh gjithandej.
Kjo u pa edhe në mbrëmjen e të shtunës kur në klubin më të madh shqiptar në diasporë Rinora 4 ju dha vëmendje e veçantë këtij organizimi të ‘Illyrian Fight Night II’.
Duke e pare interesimin e madh edhe jashtë Zvicrës organizatorët janë kujdesur edhe për adhuruesit e huaj të këtij sporti. Ata sjellin meçin bombastik në mes të francezit Samy Sana kundër gjermanit Ramon Kubler. Vlen të ceket se këta dy janë emra të mëdhenj të këtij sporti shumë të popullarizuar në Evropë.
Samy Sana është kampion në WBC ndërsa Ramon Kubler është kampion bote në shumë organizata. Ndërkohë, në anën e shqiptarëve gjithçka pritet me shumë vëmendje nga dashamirët e këtij sporti.
Kampioni shqiptar i IFN ‘Albanian Warrior’ – Shkodran Veseli ka përball portugezin Diogo Calado,një emër me renome dhe kampion në WBC dhe Enfusion.
Fahir Baftari ndeshet për titull bote kundër Rico Ramba Giger
Herolind Krasniqi për titull Evrope kundër Marco Bigos
Bashkim Selmani për titull të Zvicrës kundër Jordan Abreu
Gjithashtu me vëmendje pritet rikthimi i atletit shqiptar Igor Desku,i cili më parë kishte zhvilluar shumë luftëra në MMA, ai kësaj radhe do të ketë përballë polakun Luas Kludka.
Meç interesant pritet të jetë ai në mes të Edi Shehaj,i cili vjen nga Vlora e Shqipërisë dhe ka përballë çeçenin me nënshtetësi austriake Ruslan Tokhtorov. Këtij organizimi i është bashkuar edhe Leotrim Veseli,njëherit vëlla i Shkodran Veselit i cili është ngjitur shumë shpejt dhe me plot suksesnë kikboks. Ai do ta ketë përballë libanezin Andrea Akakuni.
Gjithashtu meç tjetër interesant është ai në mes të Granit Mazrekaj kundër Hucko Jemek në peshën e rëndë. Ndërsa gjilanasi shumë i talentuar Flamur Hajdari kësaj here ndeshet kundër zviceranit Alexander Stubi. Gjithashtu priten edhe shumë meçe tjera,me gjithsej 11 meçe profesioniste.
Me të vërtetë Illyrian Fight Night dëshmon se është organizimi më i fort shqiptar në Evropë dhe është i vetmi organizim me emër shqiptar gjithandej në K1 dhe Muaythay. Meçe interesante priten të jenë edhe ai mes Valdrin Igrishtës që do të përballet me zviceranin Loik Rouge dhe Fitim Kasumaj që do të përballet me Ruhollah Hossini.
Më poshtë ju paraqesim emrat dhe pllakatet e atletëve shqiptar: