Lotus ka prezantuar versionin e ri special të modelit Evora, GT430 Sport, i cili ka motor 3.5 litra V6 me 430 kuaj fuqi.
Fuqia bartet në rrota me ndihmën e ndërruesit automatik prej gjashtë shpejtësive.
Automobili prej 0 deri 96 km në orë i arrin për vetëm 3.6 sekonda.
Shpejtësia maksimale e veturës është 315 km në orë, gjë e cila këtë model e bën Lotusin më të shpejtë të të gjitha kohërave.
Çmimi fillestar në Britani të Madhe do të kushtojë 104.500 funte, ose rreth 114 mijë euro.