Gerardo Bedoya është zyrtarisht lojtari më i ‘pisët’ apo më i ashpër në historinë e futbollit, pasi plot 46 herë është larguar me të kuq nga loja.
Kolumbiani, i cili pati 49 paraqitje për vendin e tij, mburret me një rekord disiplinor që e bën Roy Keane të duket si një ‘lojtar i butë’.
Në mënyrë të pabesueshme, ai u largua 46 herë nga loja në një karrierë 20-vjeçare në Amerikën e Jugut. Ai kishte 14 kartonë të kuq për Deportivo Cali, pesë për Racing Club, shtatë herë për Millonarios dhe tetë herë për Santa Fe.
Me nofkën “Bisha”, Bedoya mori një ndalesë prej 15 ndeshjeve për një bërryl dhe shkelm ndaj lojtarit kundërshtar Jhonny Ramirez në derbin Bogata në vitin 2012.
Ky ishte kartoni i 41-të i kuq në karrierën e tij dhe megjithatë pas ndeshjes ai kishte nerva të thoshte: “Unë normalisht nuk jam kështu”.
Kandidati më i mundshëm për ‘rekordin’ e Bedoyas do të ishte kapiteni i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos, i cili momentalisht ka 26 kartonë të kuq në karrierën e tij.
Më i fundit erdhi kundër Manchester Cityt në raundin e 16-tës së Ligës së Kampionëve në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu në muajin shkurt, por duke qenë se ai tani është 34 vjeç, ish-njeriu i Sevilla nuk ka gjasa të arrijë Bedoyan.
Megjithatë, Ramos paraqitet në 11-shen më të ashpër të futbollit së bashku me emra si Zlatan Ibrahimovic, Edgar Davids, Pepe, Daniele De Rossi, Zinedine Zidane dhe Mario Balotelli.
Ekipi, i bashkuar nga faqja TransferMarkt, ka grumbulluar 168 largime nga loja me të kuq. /Telegrafi/