Mëlçia është organ thelbësor në procesimin e ushqimit në trup. Ka mbi 500 funksione të domosdoshme për t’ju ndihmuar të mbani trupin tuaj të shëndetshëm.
Sidoqoftë, roli i saj në mirëqenien tonë të përgjithshme lehtë mund të neglizhohet.
Nëse mëlçia është e shëndetshme, do të:
– Ndiheni energjik
– Keni lëkurë të pastër
– Keni një metabolizëm normal dhe peshë të shëndetshme trupore
– Keni nivele normale dhe të shëndetshme të kolesterolit në gjakun tuaj
– Keni një sistem të shëndetshëm imunitar
– Nuk do të keni shtresë në gjuhë
– Nuk do të keni rrathë tek sytë
Anasjelltas nëse mëlçia nuk funksionon mirë, do të ndiheni:
– Të lodhur
– Përgjithësisht jo mirë
– Turbullt kohë pas kohe
– Kruarje, sidomos gjatë natës
– Nuk do të keni uri
– I fryrë
– Enjtur sidomos kyçet e këmbëve
– Dhimbje barku në anën e djathtë
Në përditshmëri jemi të bombarduar nga mesazhe që na thonë të kujdesemi për zemrën dhe të mbajmë trurin aktiv, mirëpo kur është hera e fundit që keni dëgjuar të njëjtën gjë për mëlçinë? Mëlçia ka shumë rëndësi aq sa shumica e organeve të tjera së bashku, dhe është po aq e rëndësishme për t’ju mbajtur gjallë dhe të shëndetshëm. Mëlçia metabolizon ushqimin e ilaçet, dhe ruan e riciklon shumë nga përbërësit e gjakut. Është gjithashtu përgjegjëse për shpërbërjen e toksinave që hyjnë në trupin tonë, në nënprodukte të padëmshme që trupi mund t’i heqë.
Energjia që iu nevojitet organeve vie nga fabrikat e vogla të energjisë brenda qelizave të cilat quhen “mitokondre”. Kur mitokondret prodhojnë energji, ato gjithashtu prodhojnë edhe “radikale të lira”. Mëlçia e shëndetshme është shumë efektive në neutralizimin e radikaleve të lira, por kur nuk funksionon siç duhet për shkaqe të ndryshme, shfaqen problemet, dhe qelizat kalojnë në gjendjen e njohur si “stresi oksidativ”.
Disa prej shkaktarëve të cilët kanë ndikim negativ në shëndetin e mëlçisë janë:
– Konsumimi i alkoolit
– Konsumimi i duhanit
– Obeziteti dhe konsumi i ushqimeve të yndyrshme
– Përdorimi i lartë ose kronik i barërave
– Çrregullimet autoimmune si hepatitis autoimun
– Hepatiti A, B, C
– Mosha
Shpesh herë, në mënyrë që të përmirësojmë shëndetin e mëlçisë, idealisht duhet të ndërmarrim një detoks të mëlçisë. Një ndër metodat më të suksesshme është suplementimi me ekstrakte të bimës Artiqoke dhe Silimarinë.
Liveril është suplementi i parë dhe i vetëm në treg i cili kombinon mbi 20 përbërës si ekstrakt i Artiqokës me Silimarinë, N-acetilcisteinë, Kolinë, L-Karnitinë dhe L-Glutathion, si dhe vitamina e minerale të tjera.
Liveril është një formulim i balancuar, mes multivitaminave, mineraleve dhe esktrakteve bimore. Organet si mëlçia, funksionojnë më së miri në prani të ushqyeshmërisë adekuate, ndërsa suplementimi është i nevojshëm tek individët të cilët për ndonjë arsye nuk arrijnë ti plotësojnë vlerat normale të mikronutrientëve.
Liveril është formuluar ashtu që të mbështesë:
Funksion normal të mëlçisë – duke kombinuar ekstraktin e Artiqokës dhe Silimarinës me Kolinë.
Mbrojtje të qelizave – me Vitamin C, Zink dhe Selen të cilat i mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, së bashku me vitamin D i cili kontribuon në funksionim normal të sistemit imunitar
Lirim të energjisë – Mëlçia shërben edhe si depo e materieve ushqyese të cilat janë burim i energjisë trupore. Furnizon trupin me Tiaminë (Vit. B1) dhe Folate (Vit. B9) të cilat marrin pjesë në metabolizmin e energjisë.
Liveril është zhvilluar nga shkencëtarë dhe nutricionistë të njohur ndërkombtarisht, duke u bazuar në hulumtimet e fundit dhe gjetjet e tyre në rolin e materieve ushqyese në mirëqenien e mëlçisë.
Prodhohet në Angli nga Vitabiotics, kompani me renome botërore dhe traditë 50 vjeçare, dhe mund ta gjeni nëpër të gjitha barnatoret e Kosovës.